rr.Gjergj Fishta, Shkabaj, Obiliq

info@gep-poste.com | +383 45 666 510

RREGULLAT DHE KUSHTET

- Kompania Postare: E ushtron aktivitetin e tij sipas legjislacionit ne fuqi.
- Ne ushtrim te ketij aktivitetit, Kompania Postare posedon te gjitha lejet dhe licensat te cilat bazuar ne
legjislacionin ne Kosove jane te detyrueshme.
- Kompania Postare ne ofrimin e sherbimeve ndjek interesin me te mire te Klientit, brenda kornizes ligjore.
- Klienti eshte i njohur me kete sherbim, dhe me vullnetin e tij te lire pranon sherbimet qe Kompania Postare
ofron sipas dispozitave me poshte.
- PALET, ne konsiderate te vullnetit te tyre te ndersjellte bien dakord per kete kontrate dhe percaktojne lirisht
permbajtjen si me poshte.

NENI 1
PERKUFIZIME :
Kompania Postare - ketu e ne vijim i referohet shoqerise GEP SHPK
Klienti - ketu e ne vijim i referohet shoqerise sha (ose shpk) pale ne kete kontrate.
Me “Mall” - ne zbatim te kesaj kontrate do te kuptohen produktet e ligjshme te cilat postohen apo transportohen per llogari te Klientit.
Lende e ndaluar - ketu e ne vijim i referohet substancave, mallrave apo lendeve perdorimi, poseidimi, apo transporti i te cilave ndalohet me ligj.
Cash on Delivery – ketu e ne vijim i referohet te gjitha dergesave per te cilat Kompania Postare duhet te marre para nga pritesi per llogari te Klientit.
Zona Urbane – ketu e ne vijim i referohet te gjitha adresave te cilat ndodhen brenda qyteteve apo qytezave te Republikes se Kosoves.
Zona Jo Urbane – ketu e ne vijim i referohet te gjitha adresave te cilat ndodhen ne fshatra te Republikes se Kosoves..
Dergese te Shperndare – Këtu e në vijim i referohet cdo MALL i marrë në dorëzim nga klienti dhe shpërndarja fizike është realizuar me sukses te pritësi si dhe arkëtuar paratë sipas faturës shoqëruese e likuiduar
Dergese te Pashperndare – ketu e ne vijim i referohet cdo Mall i marre ne dorezim nga Klienti , qe eshte realizuar sherbimi postar deri ne adresen e percaktuar ne faturen shoqeruese , por dorezimi te pritesi nuk realizohet per cdo lloj arsye.

NENI 2
OBJEKTI I KONTRATES:

2.1 Objekt i kesaj kontrate eshte“Sherbime Postare&Transporti brenda vendit me pagese te pritesi.

2.2 Kompania Postare merr persiper te kryeje per llogari te Klientit sherbimet e mesiperme percaktuar ne piken 2.1,sipasKushteve&Konditave te GEP SHPK e cila shprehet ne pjesen e pasme te fatures se shoqerimit si dhe ne ANEX 2 bashkangjitur.

NENI 3
DETYRIMET E SHITESIT:

3.1 Kompania Postare detyrohet qe, bazuar dhe ne marrveshjen paraprake, t’i siguroje Klientit shpejtesine dhe cilesine maksimale te mundshme gjate kryerjes se sherbimit.

3.2 Marrja dhe dorëzimi i dërgesave do të bëhet në destinacionin e përzgjedhur nga klienti me pëlqimin e këtij të fundit brenda orarit prej 7:00 deri në ora 18:00 cdo ditë të javës.
3.3 Procesi i shperndarjes do te kryhet brenda nje afati kohor te percaktuar ne oferte nga momenti i marrjes ne dorezim te dergesave. Dorezimi i dergesave te pritesi do te kryhet gjithmone brenda orarit te prej 24 oresh nga momenti i dorezimit te dergeses ne zyret tona.

3.4 Per te arritur efikasitetin maksimal ne shperndarjen e mallrave Kompania Postare merr persiper te telefonoj pritesin duke e informuar per dorezimin e mallit dhe detyrimin qe pritesi ka ndaj Klientit. Ne rastet kur numri i telefonit dhe/ose adresa nuk eshte e sakte, atehere Kompania Postare informon Klientin duke kerkuar informacion shtese, gjithashtu do prese ne periudhe kohore prej 5 minutash per ndonje perditesim te informacionit.

3.5 Kompania Postare eshte e detyruar te ruaj sekretin e korrespondences, si dhe te kujdeset per trajtimin konfidencial te çdo informacioni qe merr ne lidhje me veprimtarine e Klientit.

3.6 Kompania Postare detyrohet te respektoj detyrimin per mbrojtjen e te dhenave teKlientit , ne perputhje me kerkesat e ligjit ”Per sherbimet Postare&Transporti ne RKS”.

3.7 Kompania postare i jep informacione klientit përmes platformës postagep.com dhe përmes suportit në viber.


NENI 4
DETYRIMET E KLIENTIT:

4.1 Klienti detyrohet t’i siguroje Kompanise Postare gjithe informacionin e kerkuar persa i perket elementeve te nevojshem per kryerjen e sherbimit si adresa ose elemente te tjere qe ndihmojne ne kryerjen e tij ne parametrat e sipercaktuar.

4.2 Klienti mund të kërkojë sigurimin e mallit rast pas rasti konform me legjislacionet vendor mbi sigurimin e mallit dhe mjeteve të formës KESH në udhëtim . Ai mund të kryejë edhe vetë sigurimin e mallit kur e sheh të arsyeshme dhe në cdo rast mbetet detyrim i klientit

4.3 Kur malli eshte pranuar ne poste ne gjendje te rregullt nga Klienti dhe peson demtime te pjeseshme ose tersore apo humbje, Kompania Postare do e demshperblej klientin me shumen e teresishme te atij produkti qe veqse eshte cekur paraprakisht ne fature.

4.4 Paketimi eshte pergjegjesi e Klientit, i ciliduhet te paketoj mallin ne menyren e duhur duke i u pershtatur specifikave te produktit.

4.5 Klienti eshte pergjegjes per demet qe rrjedhin si rezultat i mospaketimit te duhur te mallrave te tyre . Klienti heq dore nga e drejta e demshperblimit per c’do demtim qe ndodh gjate transportit si rezultat i te metave ne paketim.

4.4 Klienti ne cdo rast duhet te shoqeroj mallin me fature tatimore.

NENI 5
DERGESAT E NDALUARA:

Kompania Postare ndalon rreptesisht trafikimin e te gjithe elementeve te ndaluar me ligj si narkotike, arme etj te ketij lloji, pervec rasteve kur ligji e lejon shprehimisht nje gje te tille.

NENI 6
PERGJEGJESITE:

6.1 Kompania Postare mban pergjegjesi mbi humbjen ose demtimin e dergesave te lejuara deri ne masen qe e kushtezon Rregullorja e Kompanise GEP SHPK e cila gjendet ne ANEX 2 bashkangjitur . Kjo rregullore shpreh qarte masen dhe menyren e kompesimit ne rast avarie gjate dergeses.

NENI 7
PAGESAT:

7.1 Kompania Postare mban nga mjetet e arketuara prej pritesit per llogari te Klienit pjesen e sherbimit postar qe eshte rene dakort sipas zerave ne listen e cmimeve ANEX 1 .

7.2 Kompania Postare derdh ne llogarine e Klientit pjesen e mbetur cdo jave, respektivisht cdo te shtune. Kurse per dergesat nderkombetare qe kane pagese, afati per derdhjen e mjeteve ne llogarine e klientit eshte 2 jave

NENI 8
ZGJIDHJA E MOSMARREVESHJEVE:

8.1 Çdo ndryshim i kesaj kontrate, per te cilen palet bien dakord rregullisht, do te behet gjithmone me shkrim dhe nenshkruhet dhe vuloset rregullisht prej paleve.

8.2 Te gjitha mosmarreveshjet qe mund te lindin prej, ose ne lidhje me zbatimin e kontrates, do te zgjidhen nga palet me mirekuptim ne perputhuje me nenet e kontrates.

8.3 Ne rast kur nuk arrihet nje zgjidhje e tille, palet do t’i drejtohen Gjykates per zgjidhjen e konfliktit.

NENI 9
AFATI:

9.1 Afati i vlefshmerise se kesaj kontrate do te jete 12 muaj nga dita e lidhjes se saj me te drejte rinovimi edhe per 12 muaj te tjere.


9.2 Afati i kryerjes se sherbimit postar do te filloje nga momenti i terheqjes se mallit ne vendin e percaktuarnga Klienti deri ne mberritjen e tij ne destinacion. Ne cdorastky afat duhet te jete i mundshem per Kompanine Postare,dhe objektzgjatje te arsyeshme nese ky i fundit do te hasi veshtiresi per shkaqe te pavarura prej tij.



NENI 10
DISPOZITAT E FUNDIT:

10.1 Ndryshimi i perfaqesuesve te paleve kontraktuese nuk sjell ndryshime ne kontrate.

10.2 Ne rast force madhore palet prezente jane te perjashtuar nga pergjegjesia per mospermbushje detyrimi dhe/apo shkaktim demi, me perjashtim te rastit kur transporti eshte kryer panvaresisht forces madhore.

10.3 Ne kete kontrate jane prezent te gjitha elementet e vlefshmerise, pelqimi i paleve qe marrin persiper detyrimet, shkaku i ligjshem ku mbeshtet detyrimi, objekti per formen dhe lenden e kontrates. Ndaj kjo kontrate mbetet ne efekt deri ne perfundim te saj apo kur te zgjidhet ligjerisht nga palet.

10.4 Kjo kontrate perpilohet ne 2 (Dy) kopje identike ne gjuhen shqipe. Palet pasi u njohen me permbajtjen e saj, e nenshkruajne ate me vullnetin e tyre te plote dhe te lire.


SHENIM: Specifika te tjera
Sherbimi do tejete "dere me dere" ne te gjitha Njesite Administrative te Republikes se Kosoves. Ne rastet kur pritesi eshte informuar per mberritjen e dergeses ne rrethin perkates dhe ai refuzonte marre ne dorezim mallin ,atehere Kompania Postare duhet menjehere te informoj Klientin.

Te gjitha dergesat problematike do te mbahen jo me shume se 5 dite pune ose 7 dite kalendarike ne ngarkim te Kompanise Postare. Pas ketij afati te gjitha keto dergesa duhet te kthehen te Klienti me procesverbalin perkates. Ne rastet kur nga Klienti kerkohet te kthehet pas nje dergese e dorezuar ,atehere faturimi i sherbimit postar do tejete normal dhe jo si kthim i nje dergese te pa shperndare.

PERLLOGARITJA E PESHES VOLUMETRIKE:

Meter Cub x 250 = Pesha Volumetrike.
Ne cdo rast do te krahasohet Pesha Reale vs Pesha Volumetrike dhe cmimi i sherbimit Postar do te akordohet per peshen qe rezulton me e larte.



ANEX2
RREGULLORJA E TRANSPORTIT TE SHKRESAVE DHE PAKOVE E KOMPANISE GEP SHPK.

Per dergimin e shkresave dhe pakove me ane te GEP SHPK derguesi duhet te jete dakort me rregullat qe parashtrohen ne kete flete, gjithashtu dhe kushtet e vendosura nga GEP SHPK

Asnje perfaqesues, bashkepunetor ose nenpunes i GEP SHPK nuk ka te drejte te ndryshoje keto kushte dhe rregulla.

RREGULLI 1:
Fatura e marrje-dorezimit eshte nje shkrese e padiskutueshme dhe derguesi njeh qe ajo plotesohet nga ai ose GEP SHPK per llogari te tij. Derguesi deshmon dhe pranon se eshte pronari ose perfaqesues i personit qe disponon mallin per dergesa te cilat pershkruhen ne fleten e posacme.Gjithashtu deklaron se pranon rregullat e transportit te GEP SHPK.

RREGULLI 2:
GEP SHPK ka te drejte te kontrolloje mallrat per dergese.

RREGULLI 3:
Derguesi deklaron:
A-Cdo gje qe pershkruhet ne fleten e perparme eshte pershkruar sakte dhe ne perputhje me ligjin.
B- Malli ne levizje eshte paketuar ne menyre te tille qe te sigurohet transpori i tij i sigurt.
C- GEP SHPK ka te drejte te nderprese transportin e mallit kur kur ve re se paketimi nuk eshte i sakte ose per cdo lloj arsye derguesi ka dhene informacion jo te plote.
D- Derguesi eshte i detyruar te shlyeje te gjithe obligimet qe lindin gjate transportit.

RREGULLI 4:
Ne rast humbjeje ose prishje te mallit te derguar pergjegjesia e GEP SHPK do te jete sipas Kushteve&Konditave te GEP SHPK.

RREGULLI 5:
Asnje pergjegjesi nuk merr persiper GEP SHPK ne rast humbjeje ose prishje e ndermjetme per cdo lloj arsyeje per dergesat qe nuk deshmohen me flete-vertetimin qe leshohet nga GEP ne momentin qe terheqim dergesat tek klienti.

RREGULLI 6:
GEP SHPK nuk mban pergjegjesi per vonesa ne dorezim ose marrjen e mallrave, demtimin ose humbjen n.q.s ato ndodhin per arsye qe nuk perkojne me forcen njerezore. [p.sh perplasje me makine, kushte atmosferike te keqija, etj] ose per arsye te informacionit te pa sakte nga derguesi dhe marresi, per arsye vonese ne dogane, ne organet shteterore, sherbimit postat dhe cdo personi fizik ne te cilin detyrohet te kaloje dergesa.

RREGULLI 7:
Per cdo verejtje duhet te behet ankesa ne zyrat e GEP SHPK apo ne emailin ose numrat tone zyrtar

RREGULLI 8:
Paketimi i mallrave eshte obligim i derguesit.
GEP SHPK nuk ka asnje pergjegjesi per demtimet qe rrjedhin si pasoje e keq paketimit.



RREGULLI 9:
Per cdo lloj dergese delikate per te cilen nevojitet nje kujdes i vecante eshte e domosdoshme te informohet GEP SHPK. Ne rast te kundert nuk mbahet asnje pergjegjesi per problemet qe mund te lindin gjate transportit.

RREGULLI 10:GEP SHPK nuk transporton keto lloj objektesh: Materiale te cmuara, sende antike, ushqime qe shkrijne, arme ose pjese te tyre, lende narkotike, lende plasese, kafshe, materiale pornografike dhe cdo lloj materiali tjeter qe perben shkelje ligjore. Kur behet pranimi i likuidimit në destinacionin tuaj apo pranë zyreve të GEP sh.p.k klienti është i obliguar që te bëjë numrinin e mjeteve monetare para agjentit të GEP, informim për likuidimin e pranuar në afat prej 7 ditësh dhe 45 ditë pas dorëzimit të dërgesës. Reklamimet jashtë këtyre afateve nuk mirren parasysh.


RREGULLI 11: Per cdo mosmarreveshje organi superior qe mund ti zgjidhe ato eshte gjykata.

RREGULLI 12:GEP SHPK merr persiper transportin e mallrave duke patur parasysh shoqerimin e tyre me faturen perkatese.